Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil, duke deklaruar se janë të gatshme të ndërmarrin masa të mëtejshme, ndërsa i bëjnë thirrje Moskës të pranojë menjëherë një armëpushim në luftën në Ukrainë.
“Inkurajojmë aleatët tanë të bashkohen me ne dhe të respektojnë këto sanksione,” deklaroi Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, në një komunikatë që njofton masat e reja kufizuese.
"Thesari po vendos sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi që financojnë makinën e luftës së Kremlinit. Thesari është i përgatitur të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme për të mbështetur përpjekjet e Presidentit Trump për t'i dhënë fund një lufte tjetër. Ne i inkurajojmë aleatët tanë të bashkohen me ne dhe t'u përmbahen këtyre sanksioneve",- tha më tej Bessenr.
Sipas Thesarit amerikan, veprimi i sotëm synon dy kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi, Shoqërinë Aksionare të Hapur Rosneft Oil Company (Rosneft) dhe Lukoil OAO (Lukoil), të cilat tani janë të përcaktuara.
Rosneft është një kompani energjitike e integruar vertikalisht e specializuar në eksplorimin, nxjerrjen, prodhimin, rafinimin, transportin dhe shitjen e naftës, gazit natyror dhe produkteve të naftës. Lukoil angazhohet në eksplorimin, prodhimin, rafinimin, marketingun dhe shpërndarjen e naftës dhe gazit në Rusi dhe ndërkombëtarisht.
"Mendova se ishte koha e duhur" për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Presidenti Donald Trump tha këtë në lidhje me njoftimin e sotëm të masave të reja ndëshkuese kundër kompanive ruse të naftës.
"E anulova takimin me Putinin, por do ta kemi një të tillë në të ardhmen", tha Trump , duke folur pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte .
"Nuk më dukej e drejtë; më dukej sikur nuk po shkonim në drejtimin që duhej të shkonim", tha presidenti amerikan, duke shpjeguar arsyet e vendimit të tij.
"Duhet një vit për të mësuar se si të përdoren Tomahawkët. Ne nuk do t'i përdorim Tomahaëkët dhe ukrainasit nuk mund t'i përdorin ato", tha Trump në një konferencë për shtyp me Rutten.
Komente












Europen e ha mortja pa Ameriken or teeeej.
PërgjigjuU ben thirrje aleateve?! Aleatet jane Europa qe edhe pa ju po vwndoste sanksione... e vetme, e TRADHETUAR nga ju ne qendrimin ndaj Rusise deri me sot.E per me teper, e PENGUAR e ngarkuar me tarifa pas tarifash, duke ja bere edhe me te veshtire qendrimin ndaj Rusise. Tani... u beni thirrje t'i bashkohen sanksiobeve? Europa pra, paska qene gjithmone ne drejrimin e duhur! Ju me ne fund... e gjetet... miresevini dhe ishalla qendroni!
Përgjigju