Shteti i 'vjedh' shtetit 16 mld lekë
 KLSH: Dëmi në 6 muaj të 2015

Shteti i 'vjedh' shtetit 16 mld lekë<br /> KLSH: Dëmi në 6 muaj të 2015
TIRANË - Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, ndaj shtetit shqiptar rezulton një dëm që kap vlerën e 16 miliard lekëve. Shifra është lexuar nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, gjatë prezantimit të raportit vjetor të auditit të institucioneve publike.

Leskaj duke u ndalur në vitin 2014, tha se dëmi ishte në shifrën e 11 miliard lekëve. Leskaj ngriti shqetësimin se ka patur 67 kallëzime penale, por nuk është marrë asnjë lloj mase nga drejtësia.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, ka deklaruar se shtetit shqiptar në 6 muajt e parë të 2015, i mungojnë 16 miliardë lekë. Duke prezantuar raportin vjetor të auditit në Komisionin e Ekonomisë, në një klimë më të qetë se raportimet e mëparshme, kreu i KLSH nënvizoi se këto janë shifra të larta po t’i krahasosh me pritshmëritë. 

"Numri i auditimeve 160 në total, dëmi ekonomik 27 mld Lekë. Në 2014 dëmi 11 miliardë Lekë. Në 6-mujorin e parë të 2015 dëmi 16 mld Lekë. Krahasuar me 4 vitet e mëparshme, dëmi ekonomik për vitin 2015 është më i madh."- u shpreh Leskaj.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer