Në të gjitha raportet ndërkombëtare për gjendjen e demokracisë në Shqipëri theksohet me tone kritike pushteti ekstra kushtetues i partive politike mbi shtetin. Fenomeni i mbipushtetit të partive, të cilën Dahrendorf, apo Merkel e etiketojnë si “kërcënim për demokracinë dhe sovranitetin qytetar” është tipik për vende me demokraci hibride, me probleme të mëdha në kulturën politike dhe me mentalitete parademokratike. E tillë u konsiderua Shqipëria edhe më 2012 nga Freedom House dhe Bertelsmann Index, dy prej institucioneve më presitigjoze të rankimit të demokracisë në botë, - një tregues me peshë në vlerësimin edhe të vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Ky tipizim kritik për standardet e demokracisë në Shqipëri nuk vjen lajm – surprizë, por si pasqyrim real i aktualitetit të zhvillimeve politike, cilësisë së demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Në Shqipëri vendin e partisë – shtet e zuri me rotacion partitokracia shtetërore, e shprehur dukshëm nga përpjekjet institucionale, ligjore, administrative dhe publike për kontrollin nga mazhoranca e radhës të çdo segmenti institucional e civil në vend. Kështu ka ndodhur më 1992, më 1997, më 2005 dhe vijon të ndodhë edhe sot, - 20 vjet pas ndryshimit të sistemit dhe përcaktimit kushtetues të parimit të ndarjes së shtetit nga veprimtaria dominuese e partive politike. Rastet më të fundit flagrant përbën retorika dhe aktet politike thellësisht partiake të drejtuesve më të lartë të pushtetit ekzekutiv për ushtrimin e kompetencave ekstra kushtetuese për vendosjen e kontrollit të plotë mbi Bankën e Shqipërisë, RTV-në, Forcat e Armatosura, e së fundi edhe në qeverinë e gjyqësorit, në KLD. Në konceptin e tyre zgjedhja e institucioneve kushtetuese duhet të kufizohet si zgjedhje nominale midis një ose dy kandidatëve militantë që emërohen nga selia e partisë, dhe jashtë këtij modeli, - çdo zgjedhje tjetër është e mbetet antikushtetues.
Si në çdo kohë pushtetet autoritare dhe arrogante gjejnë individë politikë të gatshëm të shërbejnë jashtë çdo parimi moral e ligjor politik e institucional. Ata, si në një sekt fetar ekstremist, flasin, veprojnë dhe mendojnë në verbëri të thellë në bindje ndaj shefit; dhe në rast nevoje janë të gatshëm të sakrifikohen në emër të tij. Të urdhëruar për të shërbyer pa kushte, të sponsorizuar nga lobe që shtetin e shohin si pjesë të pronësisë personale e familjare, të ushqyer nga padija shoqërore, populizmi arkaik dhe paaftësia profesionale në betejën e ideve progresiste, - ata janë e mbeten një nga trashëgimitë më negative të së kaluarës.
Modele të tilla politike, të cilat hapësirën kushtetuese për veprim jashtë partive politike e shohin si kërcënim për pushtetin e tyre abuzues, rrezik për transparencën publike dhe me mentalitete otomano-lindore e identifikojnë veten me popullin, atdheun, kombin, kushtetutën, - janë sot një prej kërcënimeve më reale për shtetin e së drejtës, cilësinë dhe standardet e demokracisë funksionale. Shqipëria, një vend me mungesë tradite demokratike, e vuan më shumë se kushdo tjetër këtë zhvillim frenues, fenomenin nolian të pesë anarkive, i cili në trajta më moderne, vijon të na rrijë si mallkim mbi kokë edhe në ditët e sotme.
Shqipëria e vitit 2012, një vend në NATO që aspiron BE-në, meriton një sjellje tjetër, një vizion të ri politik, një standard më cilësor për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ku pushtetet kushtetuese janë të çliruara nga shantazhet dhe presionet kontrolluese të një grupi të vogël njerëzish, përpara interesit të të cilëve vota, prona, shteti e interesi publik janë nocione pa vlerë.
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)

OPINIONET MË TË VLERËSUARA