Shteti i Urdhrit Bektashi bën jehonë edhe në SHBA! Baba Mondi bëhet i famshëm, New York Times e hap gazetën me të

Shteti i Urdhrit Bektashi bën jehonë edhe në SHBA! Baba Mondi bëhet i famshëm, New York Times e hap gazetën me të

Baba Mondi në Kryegjyshatën Botërore

SHBA- Hapja e një “Vatikani Bektashi” në Tiranë ka bërë jehonë në të gjithë botën.

Madje gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka kushtuar faqen e parë në versionin print të së dielës (22 Shtator), me lajmin mbi krijimin e Shteti i Urdhrit Bektashi, referuar deklaratës publike të kryeministrit Edi Rama ditë më parë dhe konfirmimit nga vetë Kryegjyshata Botërore.

Një foto e madhe e Baba Mondit në krye te gazetës më të rëndësishme të botës nuk e kishte nxjerrë kaq shumë në publicitet Shqipërinë.

Shkrimi ka për autor Andrew Higgins dhe fotot janë firmosur nga Hilary Sëift.

Kryeministri Edi Rama e përmendi çështjen po në një tjetër ambient të rëndësishëm të OKB-së ditën e djeshme, në Asamblenë e Përgjithshme e  Kombeve të Bashkuara.

Në foto është pikërisht faqja e parë e ‘The New York Times’, me Baba Mondin përpara kryegjyshatës, foto e bërë nga Hilary Swift.

Faqja e parë e gazetës "The New York Times"

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament