Militantët suni, të vendosur për të arritur qëllimin e tyre për krijimin e një kalifati islamik, po shtojnë trysninë mbi Bagdadin. Kjo ka frikësuar zyrtarët e Irakut të cilët po kërkojnë ndihmë nga kushdo që mund ta ofrojë atë, madje edhe nëse një gjë e tillë do të kërcënonte largimin  nga Shtetet e Bashkuara.

Në qiellin mbi Bagdadin, ka shenja shprese, jo nga amerikanët, por nga rusët. Siguria e Bagdadit dhe rrethinave të tij është një shqetësim në rritje, dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë e pranojnë se grupi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit është duke paraqitur probleme madje me vetëm praninë e tij në rajon.

"Ne vazhdojmë të shohim ISIS-in duke bërë presion mbi Bagdadin nga veriu dhe nga perëndimi. Përpjekjet e tyre nuk janë ndalur", ka thwnw admirali John Kirby, zëdhënës i Pentagonit.

ISIS vazhdoi demonstrimin e forcës së tij përtej kufirit në Siri, ku organizoi një parakalim me armët e kapura.

Ndërkohë në një regjistrim në audio të udhëheqësit të ISIS-it të publikuar në internet, u bëhet thirrje myslimanëve të bashkohen me kalifatin e tij të vetë-shpallur.
 
Shtetet e Bashkuara janë duke e trajtuar këtë problem me seriozitet duke dërguar 300 ushtarë të tjerë në Bagdad të mbështetur nga  avionë pa pilotë dhe helikopterë Apache për të mbrojtur ambasadën dhe aeroportin e Bagdadit.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)