Shteti më i varfër në BE vendos të rikonstruktojë të gjitha urat pas tragjedisë në Genova

Shteti më i varfër në BE vendos të rikonstruktojë të gjitha urat pas tragjedisë në Genova

Ura në Bullgari

Pas shembjes së urës në Genova ku humbën jetën 39 persona, tashmë Bullgaria ka vendosur të marrë masa. Kështu qeveria vendase ka vendosur të rikonstruktojë më shumë se 200 ura të ndërtuara 30 apo 40 vjet, pasi ndodhen në gjendje të amortizuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Zhvillim Rajonal, ndërsa kryeministri bullgar, Boyko Borisov tha se të gjitha urat duhet të rinovohen dhe të forcohen për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. 

Qoftë përmes kredive, të cilat më pas duhet t’i paguajmë me taksa, apo përmes buxhetit, dua që të gjitha urat të rinovohen sa më parë.

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov

Bullgaria është shteti më i varfër në Bashkimin Evropian ndërsa prej vitesh ka marrë ndihmë financiare për të modernizuar infrastrukturën. Ajo ka 777 kilometra autostradë, pjesa më e madhe e të cilave janë në gjendje të keqe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja