TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste dhe një prej protagonistëve të protestës së 21 janarit 2011, zbulon zgjidhjen alternative të qeverisë për vendosjen në vend të drejtësisë për humbjen e jetëve të 4 protestuesve në bulevard. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Baraj sqaron se nëse reforma në drejtësi nuk do të arrihet të realizohet në kohë, qeveria do të ndjek të njëjtën praktikë që është ndjekur më parë me dosjen e të ndjerit Azem Hajdari, e cila është gjykuar me ekspertë ndërkombëtarë.

Deputeti që k aka dëshmuar edhe në Gjykatën për ngjarjet e 21 janarit, thekson se fillimisht duhet gjetur përgjegjësia morale dhe penale e atyre që urdhëruan dhe kryen vrasjet dhe më pas duhen ndarë edhe përgjëgjësitë penale.