Kryeministri Edi Rama ka paraqitur një program të ri zhvillimi për pronat publike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve me sipërmarrësit privatë dhe investitorët e huaj.
Rama ka folur për mënyrën se si Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) mund të mirëpresë çdo projekt që lidhet me zhvillimin e pronave ku shteti ka një pjesëmarrje, duke e bërë të mundur bashkëpunimin me aktorë të ndryshëm për të krijuar mundësi investimesh në të gjithë territorin.
'Koorporata Shqiptare e Investimeve (AIC), do mirëpres çdo projekt për të zhvilluar prona ku shteti ka pjesën e vet. Të gjithë duhet të ndjehen të lirë dhe të mirëseardhuri në dyert e AIC edhe për propozime që nuk figurojnë në listët e shpallur prej nesh. Qoftë në çdo pjesë të territorit të vendit ku sipas idesë përkatëse mund të ketë interes për të hyrë në një bashkëpunim me shtetin. Prona në zhvillim me ato kushte të përshkuara në legjislacion që kanë shërbyer për një periudhë kohe të tejkaluar. Projektet e Shqipëria 1 euro kanë qenë të lidhura me faktin që ishte pak atraktive për investimet e huaja dhe private në tërësi. Sot jemi në kushte që edhe për zhvillime të tilla në kryeqytet kemi arsye të mendojmë që jo vetëm sipërmarrësit vendas që janë baza e këtij partneriteti por edhe sipërmarrës dhe fonde të huaja kanë shprehur interes. Edhe një element tjetër, e dini shumë mirë, se një pjesë jo e lehtë ka të bëjë me projektin dhe burokracinë.'
Në këtë kuadër, ai vuri theksin te roli i AIC, si një instrument që do të lehtësojë barrën mbi institucionet dhe do të ndihmojë në përmbylljen e proceseve të komplikuara, si ato të prokurimeve dhe zhvillimit të projekteve.
'Në këtë rast merret një projekt dhe një leje zhvillimi e dhënë. Gjithë kjo pjesë kohe dhe konsumi energjish është e ezauruar nga partneri shtet. Ne kemi qenë të vëmendshëm të vendosemi në të njëjtën pozicion si pronar privat. Të mos kërkojmë diçka që del jashtë parametrave mesatarë të tregut, por as të mos bëjmë atë që bëhej në të kaluarën, të lëshohet territor. Shteti partner i njëjtë me të gjithë partnerët e pafundëm në territor si pronar privat. Por shumë më i thjeshtë se është një, ndërkohë me kushte dhe kërkesa të qarta.
Llogaritë janë bërë dhe ribërë shumë shpesh dhe faktikisht ato që patë llogariten më së miri për të dhënë mundësi privati të jepet marzh fitimi marrë parasysh fitimin që është sot, fitimi normal. Ende jo normal me tregje të tjera për kërkesën e lartë, ndërtimit të bibliotekës, poli qeveritar që e patë në projekt. Do akomodohen 20 institucione 13 mijë punonjës, janë vepra që mund të bëhen në këtë mënyrë. Do na kursejnë shumë ne, shpenzime për qerara, një fragmentim shumë të madh të punës së institucioneve, kushte jo gjithmonë optimale. Hapësirat me qira janë të gjithfarëllojshme.'
Ai përmendi stadiumin e ri dhe suksesin që ka pasur partneriteti shtet-sipërmarrje në këtë projekt, duke theksuar se ka qenë një shembull i suksesit të bashkëpunimit dhe që mund të përsëritet edhe për projekte të tjera, si për stadiumin "Selman Stermasi".
'Të zhvillojmë territore, si këtu afër tek vilat gjermane. Territor i degraduat në raport me zonën. Apo ajo patë tek ish ATSH. Për të cilat do marrim mbrapsht infrastrukturën publike. Pa folur për stadiumin, nuk ka më asnjë iluzion asnjë dyshim se është rruga e duhur. Arena kombëtare shembulli kuptimplotë se si një bashkëpunim shtet sipërmarrje sukses i jashtëzakonshëm. Të dhënat që ne ndjekim nga operacioni ekonomik i stadiumit të jashtëzakonshme. As nuk ka dyshim se pjesa e përfituar për aktitvitetin sportiv e standardeve europiane. E njëjta gjë do ndodhi me Selman Stermasi. Po shohim rezultat me parkimet publike me partneritet. Për çdo ide në bashkëpunim me shtetin përmes AIC, ta paraqes. Në mbyllje, AIC do lehtësojë institucionet. Instrument në duar të institucioneve me staf të kualifikuar, me ekspertizë nga vende si Italia apo Spanja. Do ndodh lehtësim i madh i barrës i institucioneve për punën e tyre. Tërheqje nga procese të ndërlikuara nga institucione që kërkojnë ekspertizë të posaçme. Prokurimet publike po centralizohen tërësisht në duar të një operatori kombëtar. Vitin e ardhshëm edhe inteligjenca artificiale.
Meqë takimi i parë këtu një vit të mbarë për gjithë ju. Bankat nuk kanë nevojë për urimin tim, e kanë të mabrë çdo vit me shumën e likuiditetit, ndërkohë që të tjerët duan të bëjnë investimet. Rehatia mbi gjithë atë cash e ka ulur atë urinë e fillimeve. Të tjerët kanë nevojë për urim. Urime të gjithëve me dy këmbët e mbara, bankat me një.'
Lajmi kryesor: