Ndërsa në Shqipëri është krijuar një gjendje shtetrrethimi, një paralajmërim jo optimist vjen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës, e cila ka zhvilluar sot një tender për dezinfektimin e autoambulancave dhe makinave që transportojnë pacientët e infektuar me COVID-19. Në dokumentet e tenderit, Qendra Kombëtare e Urgjencës sqaron kompanitë se e ka të pamundur të llogarisë numrin e dezinfektimeve, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Urgjenca kërkon që ky shërbim të ofrohet deri në fund të vitit 2020, duke parashikuar kështu një luftë të gjatë me virusin që ka alarmuar botën. Në dokument, urgjenca thekson se shërbimi i dezinfektimit duhet të ofrohet në çdo orë të ditës dhe të natës, sidomos në situata urgjente dhe të paparashikuara. Dezinfektimi i autoambulancave dhe automjeteve të tjera do të bëhet sa herë që ka raste të transportit të një pacienti të infektuar me COVID-19.
Në datën 9 mars, Ministria e Shëndetësisë, në një njoftim zyrtar pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në Shqipëri. I pari ishte një 28-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Firence në Shqipëri, duke infektuar edhe babanë e tij. Sot numri i të infektuarve ka shkuar në 27, ndërsa ka ndërruar jetë një 73-vjeçare. Ndërkaq, Qendra Kombëtare e Urgjencës ka nisur të marrë masat mbrojtëse për personalin shëndetësor që në datën 6 mars, pra tre ditë para. Në gjashtë mars, urgjenca është pajisur me maska FFP2, syze mbrojtëse plastike transparente, kominoshe njëpërdorimshme dhe mjete të tjera mbrojtëse të specifikuara kundër Covid-19.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30