Antonio Conte pas tre vitesh bashkëpunim ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Juventusit. Lajmi i bujshëm është konfirmuar nga vetë tekniku i njohur italian.

Shkak i lajmit mësohet se janë bërë përplasjet me drejtuesit e ekipit për modulin e lojës për edicionin e ri dhe merkaton. Antonio Conte synonte që edicionin e ri të zbriste në fushë një Juventus me një fytyrë të re duke e transformuar skemën nga 3-5-2 në 4-3-3, por mungesa e plotësisht të dëshirave për blerjen e Sancez nga Barcelona dhe Cuardado nga Fiorentina është një nga shkaqet që tekniku mori vendimin ekstrem.

Ndërsa goditja fatale që i dha fund bashkëpunimit mes Contes dhe Anjelit ishte e ardhmja e mesfushorit Arturo Vidal. Në kontratën e re që kishte firmosur me Juventusin e ardhmja e Contes lidhej me Vidalin, kalimi i të cilit te Mancehster United duket se është vetëm çështje kohe, pasi palët kanë rënë dakord pas ofertës tunduese të ‘Djajve të Kuq’ që shkon në 70 milionë Euro.


d.b/shqiptarja.com