Orët e paradites paraqiten me vranësira të dendura në zonat veriore ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në qëndër dhe jug të territorit, sipas MeteoAlb. Mesdita sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin ku në zonat lindore do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here shirat do të shoqerohen me shkarkesa rrufesh. Në kushtet e kthjellime dhe vranësirave të shpeshta do të vijoje moti gjatë pasdites deri në mëngjesin e së enjtes.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes gjthashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det duke arritur shpejtesine 50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do te beje qe ne brigjet detare te gjenrohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa; Zhvillimi i një qëndre ciklonare mbi Antlantik do të ndikojë mot me vransira dhe reshje të dendura shiu e breshëri në gadishullin Iberik, ku shira të dendur dhe shkarkesa rrufesh priten në Portugali e Spanjë. Po ashtu në kushtet e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë paraqitet Europa Lindore. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.