Shtim vranësirash në orët e pasdites, si parashikohet moti për sot

Shtim vranësirash në orët e pasdites, si parashikohet moti për sot

Ditën e sotme pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për vendin tonë për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata me origjinë jugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura me këto të fundit më tepër në shtim në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Era do të jetë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet intensive 12-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 1 deri 13 °C

në zonat e ulëta 2 deri 21°C

në zonat bregdetare 5 deri 21°C

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë