SHKODËR- Një person është kapur me armë zjarri në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër.
Blerim Beqiri u ndalua nga policia e Shkodrës pas një kontrolli të policisë në atë zonë ku edhe ai po lëvizte i armatosur me një pistoletë.
Fillimisht efektivët e policisë kanë shkuar në fshat Oblikë pasi kanë marrë informacion se ka patur të shtëna me armë.
Gjatë arrestimit nga policia Beqiri nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit ndërkohë që gjithçka pritet të sqarohet pas dëshmisë në policinë e Shkodrës.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.
Komento