TIRANE, 27 Janar /ATSH/- Për vitin 2015, fondet nga buxheti i shtetit adresuar sektorit rural, janë rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, qoftë për mbështetje në skemat e investimit si në fabrika magazinimi, përpunimi apo frigoriferike, apo edhe mbështetje me anë të kulturave bujqësore dhe bagëtive.
Por nga ana tjetër, për herë të parë këtë vit, fermerët do të përfitojnë financime sipas skemës së rajonalizmit të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe jo sipas produkteve që ata dëshirojnë të kultivojnë.
Për vitin që lam pas, mbi 8 mijë femerë në shkallë kombëtare kanë përfituar nga skemat subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë, por edhe nga fondet e Bashkimit Europian. e,xh/ /a.g/