TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi rezultoi se po drejtonte mjetin e tij nën efektin e lëndëve narkotike. Pas testimit me aparatin AquilaScan, policia rrugore e ka më të lehtë të kapë shoferë të cilët drejtonte mjetet nën efektin e drogës. Të tilla raste ka qenë të shpeshta në Tiranë, ku së fundmi kanë rezultuar 25 arrestime për të njëjtin rast.
Arrestimi i të riut është bërë në Bulevardin Bajram Curri nën akuzën "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Komento