Që të mbash Gianni De Biasin në stolin e Kombëtares pas Europianit do të jetë shumë e vështirë. Jo vetëm Italia që është edhe dëshira e De Biasit por edhe skuadra të tjera të rëndësishme dalin në skenë dhe duan të marrin shërbimet e 59-vjeçarit.
Mediat turke bëjnë me dije se një nga skuadrat prestigjoze turke Trabzonspor kërkon të ulë në stol trajnerin kuqezi. Për gazetën “Fanatik” ka folur një nga drejtuesit e skuadrës i cili ka sqaruar se suksesi i arritur me Shqipërinë nga De Biasi i ka bërë që të mendojnë që sezonin tjetër të marrin shërbimet e Gianni De Biasit.
Por pista më e nxehtë është ajo që e sheh De Biasin si pauses të Antonio Conte. Në një intervistë të gjatë për “Il Messaggero” i pyetur për pankinën e Italisë, De Biasi ka lënë gjithçka të hapur duke thënë”kurrë mos thuaj kurrë”.
59-vjeçari ka deklaruar:”Çdo trajner italian do e donte pankinën e Kombëtares.
Pas Francës ju tek të kaltërit?
De Biasi i përgjigjet:”Kurrë mos thuaj kurrë”.
Oferta nga klubet italiane?
Po ka pasur një por unë i jam përgjigjur “Faleminderit por jam trajneri i Shqipërisë dhe do të luaj në Europian”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com