Shtohen të infektuarit, nuk respektohen masat! Gjirokastra e fundit në listë për vaksinimin e të rinjve

Në dhjetë ditët e fundit në Gjirokastër ka trefishim të rasteve me Covid-19 çka ka krijuar një situatë kritike ku mbi 50% e të testuarve rezultojnë pozitiv me virusin. Pjesa më e madhe e të prekurve janë të rinj të pavaksinuuar dhe momentalisht Gjirokastra ndodhet në vendin e fundit në vaksinimin e moshave të reja.

"Grupmoshat, ose ata që janë dhe më problematikat në lidhje me përhapjen e COVID në rrethin e Gjirokastrës janë vetëm moshat e reja, pasi ata janë të pavaksinuar. Në qoftë se ne si Gjirokastër mbanim vendin e parë në lidhje me vaksinimin e grupmoshave të treta 60+, deri në këto çaste mbajmë vendin e fundit në lidhje me vaksinimin e grupmoshave të reja për arsye se në të gjitha institucionet arsimore ka persona të cilët janë COVID pozitiv. Në rrethin e Gjiropkastrës kemi 4 vatra."- tha laboranti i NJVKSH Gjirokastër, Arenc Brahimi.

Sipas ekspertëve në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër edhe një 27-vjeçar i pavaksinuar është në gjendje të rëndë për shkak të COVID.

"Ka qenë një rast në moshë të re 27 vjeç, personi ishte i pavaksinuar, s'kishte asnjë sëmundje tjetër. Po të vini re vetëm në institucionet bankare mbajnë maskë, as në supermarkete, qoftë edhe ambientet e tjera në njësitë e shërbimit nëpër lagje."-tha më tej laboranti Arenc Brahimi.

Në qytetin e Gjirokastrës ka mungesë të respektimit të masave anti-covid ndërsa një pjesë e qytetarëve shprehen se vaksinimi është një domosdoshmëri.

"Të tëra gjërat duhen bërë sa është rregulli. Po vijmë nga gjermani, dhe atje pa maska nuk të linin të futeshe brenda, nuk bëhet fjalë."-thanë qytetarët.

Sa i përket vaksinimit të adoleshentëve mbi 16 vjec deri më tani në Gjirokastër janë injektuar 350 doza ndërsa ende nuk ka asnjë të vaksinuar në radhët e fëmijëve +12 vjec.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale