Shtohen telashet për Juventusin, UEFA nis hetimin për bardhezinjtë

Shtohen telashet për Juventusin, UEFA nis hetimin për bardhezinjtë

Juventus dhe kompeticioni Champions League

Juventusi është sërish në telashe, këtë herë me UEFA-n. Pasi hapi një hetim për pasqyrat financiare të torinezëve, UEFA ka bërë një tjetër veprim duke kërkuar dokumentacion shtesë në lidhje me shkresat e "Zonjës".

Organi më i lartë i futbollit evropian dëshiron të shohë qartë pasqyrat financiare të klubit, veçanërisht duke marrë parasysh marrëveshjet e gushtit të kaluar, të supozuara sekrete për blerjen e disa lojtarëve.

Një dënim i mundshëm penal mund të çojë gjithashtu në sanksione në nivel sportiv ndërkombëtar për Juventusin. UEFA po pret vendimin e 27 marsit, ku është data e gjyqit të shkallës së parë në Itali. Nëse klubi torinez merr dënim penal, atëherë UEFA me siguri do ta përjashtonte për 2 ose 3 vjet Juventusin nga Kupat e Europës.

Kujtojmë se drejtësia sportive e Federatës në Itali i zbriti Juventusi 15 pikë nga renditja e Serie A, me drejtuesit e bardhezinjve që janë në Apel për rikthimin e pikëve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim