Në rrugët e kryeqytetit britanik ka filluar të shtohet çdo ditë edhe më shumë numri i policëve të armatosur. Ky lajm është bërë i ditur nga shefi i Policisë Metropolitane, Sir Bernard Hogan-Howe, dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.
Kreu i policisë Sir Bernard Hogan-Howe deklaroi, se policët e armatosur do të vendosen nëpër vendet më të njohura monumentale, e kjo masë vjen pikërisht për shkak të sulmeve të fundit.
Numri i oficerëve që patrullonin nëpër rrugët e Londrës ishte 600, por do të shkoj në 2.800 të tillë. Jo vetëm Britania por e gjithë Europa i ka shtuar masa e sigurisë, pas sulmit të Nicës ku humbën jetën 84 persona.
/Shqiptarja.com