TIRANE- Aksioni i tatimorëve, që nisi më 1 shtator, ndryshe nga objektivat e tij kryesorë të shpallur nga autoritetet, ka ndikuar në uljen e njërit nga treguesit bazë të klimës së biznesit në vend, që pasqyrohet në raportin më të fundit të Bankës së Shqipërisë. Ky raport-analizë mbi vrojtimin e besimit të biznesit dhe të konsumatorit gjatë tremujorit të tretë 2015, ku përfshihen muajt korrik-gusht-shtator, tregon se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi tremujorin e tretë të vitit rënie me 2.7 pikë nga tremujori i kaluar.

Ecuria e treguesit në tremujorin e tretë u ndikua negativisht nga rënia e besimit në sektorët e industrisë e të shërbimeve, si dhe nga rënia e besimit konsumator.