Gjatë muajit shkurt 2018 grupet në terren kanë kontrolluar dhe verifikuar afro 1500 subjekte të ndryshme duke mbajtur edhe procesverbalet përkatëse. Në 4 javë të muajit shkurt janë gjetur 12 lidhje të paligjshme të bizneseve duke u shoqëruar me kallëzimet penale përkatëse, ndërsa për 251 subjekte të tjera që rezultojnë debitorë, është bërë ndërprerja e furnizimit me ujë.
Po për këtë periudhë në zyrën e marrëdhënieve me klientin pranë Ujësjellësit janë lidhur 718 aktmarrëveshje me abonentë familjarë dhe privatë, janë kryer procedurat për instalimin e 1935 matësve të rinj, ndërkohë që janë hapur edhe 781 kontrata të reja për furnizimin me ujë të pijshëm.
s.k/Shqiptarja.com