Shtrëngata, rrufe dhe breshër/ Shiu 'pushton' vendin (Zonat me rrezik më të lartë)

Shtrëngata, rrufe dhe breshër/ Shiu 'pushton' vendin (Zonat me rrezik më të lartë)

TIRANE-Një mot i pazakontë vijon që të mbizotërojë në vendin tonë edhe pse jemi në stinën e verës. Dita e sotme në të gjithë vendin ka nisur dhe pritet që të vijojë me reshje të dendura shiu, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër dhe Durrës pritet që të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe më intensive.

Reshjet do të jenë në formë shtrëngate, ndërsa në zona të kufizuara do të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 18 °C

në vendet malore: 7/ 14 °C

Në ditët e fundit dëmet më të mëdha reshjet e shiut i kanë shkaktuar në qarkun e Elbasanit duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtim të të mbjellave.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)