Me zbehjen e pandemisë COVID-19, sëmundje të tjera u bënë shkak që gjatë vitit 2022, në spitale të kërkojnë ndihmë 8% më shumë pacientë se sa në vitin 2021. Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 në total numri i të shtruarve në spitale ishte 277,881 pacientë nga 257,829 që ishin në 2021. Shqetësues është fakti se problemet më të mëdha që i dërgojnë shqiptarët deri në spitale janë zemra dhe shëndeti mendor. Në shërbimet e kardiologji/kardiokirurgji numri i të shtruarve është rritur 23% krahasuar me 2021.
Megjithatë, krahasuar me para pandemisë shifrat e shtrimeve në spitale për 2022 mbeten 10.5% më të ulëta se sa në viti 2019. Ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit me 17,5%, dhe trendi rritës për këtë shërbim sipas bluzave të bardha lidhet edhe me shtimin e përdorimit të lëndëve narkotike. Në raport vihet re që gjatë 2022 gjithashtu ka pësuar rritje edhe shtimi i depistimit ndaj kancerit të gjirit. Për 2022 numri i kontrolleve u rrit 43% në raport me një vit më parë. Ndërsa trajtimi me radioterapi për sëmundjet tumorale është shtuar 8,5% krahasuar me vjet.
Sakaq rastet e trajtuara nga njësitë e urgjencës mjekësore në 2022 ranë 81% krahasuar me periudhën paraardhëse, ndërsa shërbimi i personave që përfitojnë Check Up u shtua 1,7 herë më shumë.
NUMRI I PACIENTËVE PËRFITUES NË SPITALE PERIUDHA
Numri i të shtruarve në spitale 2021-257,829 2022-277,881
Pacientë të trajtuar me dializë 2021-90,453 2022-193,878
Pacientët e trajtuar në spitalet psikiatrike 2021-,269 2022-1,492
Pacientët e trajtuar në kardiologji dhe kardiokirurgji 2021-7,756 2022-9,365
Paciente të trajtuar nga paketat e transplanteve renale 2021-23 2022-13
Pacientë të trajtuar me katarakte 2021-3,018 2022-3,790
Pacientë të trajtuar me radioterapi 2021-22,961 2022-24,933
Fëmijë të vaksinuar 0-18 muajsh 2021-182,887 2022-240,000
Raste të trajtuara nga njësitë e urgjencës mjekësore 2021-625,107 2022-119,728
Personat që përfituan Check Up 2021-164,892 2022-454,892
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
88.9%
-
Të gabuar
7.2%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4359
Lajme të tjera
-
Investigimi i Report Tv/ Kujdes nga infeksionet! Mungon tetanozi, QSUT, Infektivi, QSH e farmacitë pa gjilpëra! Furnizimi çështje e Ministrisë
25 Shtator, 17:02
-
Biden vaksinohet kundër Covid-19
24 Shtator, 20:20
-
Realizohet ndërhyrja e parë miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës me endoskop, në Shqipëri
18 Shtator, 22:09
-
Një person i vdekur me COVID-19 në dyjavëshin e fundit në Kosovë
18 Shtator, 19:46
-
OBSH kërkon 'qasje të plotë' nga Kina për të përcaktuar origjinën e COVID-it
17 Shtator, 13:51
-
Kina do ta menaxhojë linë e majmunëve sikurse COVID-19
15 Shtator, 09:07
-
COVID-19/ Varianti i ri BA.2.86 zbulohet për herë të parë në Gjermani
14 Shtator, 10:20
-
Vaksina më e fundit ndaj COVID-it tashmë e disponueshme për amerikanët
13 Shtator, 08:53
-
Trauma pa frigorifer morgu e me ilaçe të skaduara, KLSH i kërkon Ministrisë shkarkimin e drejtoreshës Edlira Bode dhe dy zëvendësve
12 Shtator, 18:09
-
Raporti i KLSH/ Spitali i Traumës pa frigorifer morgu për trupat e pajetë! Barnat në magazinë mallrash, mes lagështirës
11 Shtator, 16:16
-
Covid, mjekët: S’ka vend për panik! Shenja si të virozave
9 Shtator, 14:38
-
Vjeshta rikthen virozat stinore, më të prekurit fëmijët! Çdo mjek familjeje kryen mbi 30 vizita ditore! Mjekja: Mos neglizhoni simptomat, kujdes me antibiotikët
7 Shtator, 18:41