Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto nga punimet në rrugën e Çermave, ku shkruan se në këtë rrugë por edhe në të tjera si Grabian apo Bicukëz puna po vijon pa u ndaluar dhe se këto investime nuk janë bërë për efekt zgjedhjesh, siç akuzohet nga opozita.

Akuzat e opozitës se qeveria i nisi investimet vetëm për efekt zgjedhor, për Braçen janë sulme që vijën nga ‘partia e pisave dhe hajdutëve”.

Braçe ka edhe një mesazh për të gjithë ata që kanë shitur votën duke shkruar se ‘pështynë dhe hodhën poshtë punën e bërë nga qeveria për  50 mijë lekë.

“Rruga e Cermave, sepse nuk ishte “për zgjedhje”, puna vazhdon! As gënjyem kënd e as ja hodhëm kujt! Puna vazhdon deri në metrin e fundit! Edhe këtu, edhe në Bicukëz, edhe në Grabian, edhe në Dushk Can. Për turp kush paditi punën nga partia e pisave dhe hajduteve, por për turp edhe më shumë kush e pështyu punën për 50 mije lekë”, shkruan Braçe.