Egjipt - Autoritetet egjiptiane kanë shtyrë planet e tyre për të shpërndarë mbështetësit e Mohamed Morsit që kanë krijuar kampe në dy zona kryesore të kryeqyteti egjiptian.
Një zyrtar i sigurisë në Kajro, tha për BBC-në, se autoritetet shpresojnë se vendimi do të inkurajojë protestuesit të largohen vullnetarisht. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe numri i njerëzve që mbështesin presidentin e rrëzuar nga pushteti, është në rritje.
Ndërkohë një gjykatë egjiptiane ka zgjatur edhe për 15-ditë mbajtjen nën mbikqyrje të Muhamed Morsi teksa kërkesa për lirimin e rikthimit të tij në detyrë mban në sheshet e Kajros me dhjetëra mijëra protestues.
Manifestuesit që mbështesin Vëllazërinë Myslimane e presidentin Morsi, kanë deklaruar se janë të gatshëm të përballen me policinë.
Ndërkohë ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që të ruhet qetësia dhe grupet politike të hyjnë në dialog për zgjidhjen e krizës në vend.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com