Shtyhet për në 20 qershor afati i aplikimit për garancinë e parë sovrane, Denaj: Deri në 5 qershor janë miratuar 5.8 miliardë lekë

Shtyhet për në 20 qershor afati i aplikimit për garancinë e parë sovrane, Denaj: Deri në 5 qershor janë miratuar 5.8 miliardë lekë

Anila Denaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë

TIRANË- Shtyhet për në 20 qershor afati i aplikimit për garancinë e parë sovrane. Deri me tani garancia sovrane është miratuar për 462 biznese dhe me një vlerë financiare prej 5.8 miliardë lekë.

Afati fillestar kur do të mbylleshin aplikimet për garancinë sovrane për pagat e punonjësve deri në 3 muaj ishte data 29 maj. Por Ministria e Financave duke konsideruar faktin që ka mbetur edhe mbi 5.1 miliardë lekë pa lëvruar, në mënyrë që të ketë sa më shumë përfitues, ministria ka vendosur të shtyj afatin.

Në total që në miratimin e garancisë së parë sovrane në vlerën e 11 miliardë lekëve në muaj prill, kanë aplikuar vetëm 712 biznese.

Bizneseve në vështirësi iu dha mundësia që të merrnin kredi për pagat e punonjësve por në asnjë rast vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë së 150 000 lekë.

Fillimisht garancia sovrane ishte me normë interesi 2.85% por më pas u mor përsipër nga shteti interesi, dhe biznesi tashmë do të shlyejë vetëm vlerën e marrë kredi pa normë interesi, brenda 2 viteve.

Përfituesit e garancisë sovrane 1 deri në 5 qershor

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri