Funerali i të riut palestinez të vrarë një ditë më parë në Izrael është shtyrë ndërsa është bërë shkak për të rritur gjithnjë e më tepër tensionet Izraelito-Palestineze. Adoleshenti është detyruar të futej në makinë në Jeruzalemin Lindor mëngjesin e së mërkurës.
Ndërsa trupi i tij është gjetur vonë, me shenja të dukshme dhune në trup. Funerali i të ndjerit do të mbahet në mesditë, pas lutjeve të mesditës.
Familjarët e adoleshentit të vrarë, Mohamed Abu Khadir thonë se policia nuk po bën asgjë për të gjetur autorët e vrasjes. Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore në Gaza mëngjesin e së enjtes, në përgjigje të sulmeve të një dite më parë me motraja dhe raketa nga ku mbetën të plagosur 10 palestinezë.
Vrasja e Mohamed Abu Khadir është ende në hetim, por dyshohet për një hakmarrje për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë pak ditë më parë. Ndërkohë që izraelitët kundërshtojnë duke thënë se i riu palestinez është vrarë nga grupi terrorirst Hamas.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO