TIRANE - Është shtyrë sërish sot gjyqi ndaj imamëve pasi të pandehurit janë larguar nga seanca për shkak se ata kanë kërkuar që në seancë të ishin të pranishëm edhe familjarët e tyre.
Në seancë ka qëndruar vetëm imam ii vetëshpallur Genci Balla ndërsa të tjerët janë larguar.
Të pandehurit kanë deklaruar edhe njëherë se nuk i njohin ligjet tona por njohin vetëm Allahun.
Më herët trupi gjykues vendosi të nxjerrë nga salla e gjykimit të afërmit dhe familjarët e imamëve pasi ata sërish kishin veshur bluza me mbishkrimin “Jam krenar që jam musliman”.
Edhe në seancën e shkuar të pandehurit e akuzuar për rekrutimin e 70 personave me qëllim pjesmarrjen në luftën për xhihad në Siri, nuk pranuan të vijojnë gjykimin, për shkak se perkrahësit e tyre nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në seancë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO