SHKODER - Shtyhet për në 13 mars, gjyqi i Emiljano Shullazit në gjykatën e Apelit, Shkodër, pas mosparaqitjes së tij dhe as të avokatit të tij. Para zhvillimit të gjyqit, u morën masa të rrepta sigurie përreth gjykatës, por më pas, u mësua se Shullazi nuk do të paraqitej në seancë.

Seanca, që nisi në orën 12:30 në gjykatën e Apelit në Shkodër, u drejtua nga relatori Astrit Kalaja dhe gjyqtarët Luan Dervishi e Valbona Vata. Emiliano Shullazin dhe Edison Harizajn, të arrestuar një vit më parë në Lezhë, pikërisht në kryqëzimin e Shëngjinit me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Shullazi e Harizaj pritet të marrin dënim maksimal me burg për armëmbajtje pa leje, por dhe për shkak të krimeve të tjera që rëndojnë shumë gjendjen e tyre. Vendimi jepet pikërisht në momentin kur ministri i Drejtësisë Eduard Halimi thotë se do godasë me forcë krimin në Shqipëri.

Emiljano Shullazi është një emër shumë i njohur për policinë shqiptare. Ai është i përfolur si një nga anëtarët e Bandës së Rrugës së Kavajës. Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim me burg për trafik droge.

Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës, por më pas gjykata e la të lirë atë. Me këtë dënim që do të marrë nga gjykata e Apelit e Shkodrës, pritet që Shullazi të qëndrojë për një kohë prapa hekurave të burgut.

Redaksia Online
(bm/shqiptarja.com)