FIER - Gjykata e Fierit ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqaj, dhe për gjashtë zyrtarët e tjerë të këtij institucioni, të gjithë në cilësinë e Komisionit të Strehimit, të cilët akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Avokati i Zeqajt ka kërkuar pafajësi për klinetin e tij, ndërsa gjykatësi i çështjes kërkoi shtyrjen e seancës.
Ndaj të gjithë zyrtarëve, me kërkesë të Prokurorisë, gjykata seancën e kaluar ka vendosur fillimisht masën e sigurisë “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Gjithashtu, bashkë me zyrtarët, prokuroria ka marrë të pandehur edhe 6 shtetas të ndryshëm, të akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, në rastin e aplikimeve për lehtësira në strehim, për të përfituar nga kuotat përkatëse të Bashkisë.
Hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit nga 15 shtetas, të cilët kanë aplikuar pranë Bashkisë Fier per tu trajtuar me banesa sociale si të pastrehë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com