Slovacko dhe FC Koln do duhej të niste në 18:45. Dueli është spostuar dhe pritet të nisë në 20:00, kjo për shkak të mjegullës së shumtë dhe pamundësisë së zhvilimit të ndeshjes në stadiumin "Mestsky Miroslava Valenty" në Çeki. Dueli është i vlefshëm për raundin e pesët në grupet e Conference League, me dy skuadrat që i kanë jetike pikët.
Në grupin D, Koln dhe Slovacko ndajnë vendet tre dhe katër me katër pikë, duke shpresuar për fitoren që do i mbante në garë për të kaluar grupin. Në pamundësi për të luajtur për shkak të mjegullës, përfaqësues të UEFA dhe zyrtarët e klubeve ranë dakord që në 20:00 skuadrat të zbresin në fushë për të parë nëse shikimi është i mundur, çka do thotë zhvillim të ndeshjes. Siç duket edhe nga pamjet, lojtarët në fushë e kanë të pamundur të luajnë.