Shtyhet pr/ligji i energjisë, si bëhet 
 konfiskimi për pagesën e dritave

Shtyhet pr/ligji i energjisë, si bëhet <br /> konfiskimi për pagesën e dritave
TIRANE- Senaca plenare e ditës së djeshme është mbyllur duke shtyrë për javën e ardhshme votimin për projektligjin e shumë debatuar në Kuvend për sektorin e energjisë. Deputetët votuan me 67 vota pro dhe 19 kundër në tërësi projektligjin, por debati u hap për nenin 92 në të cilin përcaktohet barra hipotekore si mënyrë e konvertimit të borxhit.

Kjo ishte dhe pjesa ku deputetët kanë kërkuar më tepër shpjegime pasi kjo është e paqartë. Pikërisht pas këtyre ndërhyrjeve nga deputetët e shumicës nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar edhe shtyrjen e këtij projektligji për seancën e ardhshme.

Ligji
Në ligjin e ri për energjinë janë ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj debitorëve. “Nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal si detyrim i shërbimit publik, brenda afatit të caktuar në kontratë, furnizuesi i energjisë elektrike, nëpërmjet personave të autorizuar nga ana e tij, përveç inicimit të procedurave të ndërprerjes së energjisë inicion procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe inicimin e ekzekutimit të detyrueshëm, sikurse përcaktohet në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr.8662, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, për çdo vlerë të papaguar detyrimi”, thuhet në nenin 90 të projektligjit.

Në ligjin e ri përcaktohet gjithashtu se në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar.

Debatet
Gjatë diskutimit për projektligjin e sektorit të energjisë, deputeti demokrat Eduard Halimi, në emër të grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se qeveria nuk mund të autorizojë OSHEE për t’ju sekuestruar pronat qytetarëve të varfër. “Parlamenti nuk bën ligje për të rritur mirëqenien, por bën ligje për t’u marrë pikën e fundit të gjakut qytetarëve”, tha Halimi. Ndërkohë që deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë përgjegjëse PD për degradimin e këtij sektori duke filluar që nga privatizimi sektorit të energjisë.
Ai gjithashtu u shpreh se nuk është dakord me një nga nenet e këtij ligji, atë të   vendosjen e barrierës së debisë për shtëpitë hipotekore, pasi për familiarëk ky nen nuk e zgjidh çështjen e debisë. “Privatizimin e keni bërë vetëm ju. Në nuk e pranuam këtë atëherë po ju nuk e pranuat kërkesat tona. Dështuat në formën më të madhe të mundshme”, tha Barçe.
 

Stërkaj ngre shqetësimin për afrofet e 2011-2012 

Ndërkohë që deputeti tjetër i mazhorancës, Paulin Stërkaj kërkoi që të shpjegohet më mirë projektligji për sektorin e energjisë, duke iu referuar faturave aforfe të vitit 2011-2012, për të cilat kërkon të saktësohet nëse do sanksionohen në ligj apo jo. “Duam shpjegim për faturat afrore nga 2011-2012, edhe këta do futen në këtë projektligj për t’u vendosur sekuestro?”, u shpreh Stërkaj.

Ndërkohë që realtori projektligjit për energjinë, Ulsi Manja, sqaroi se ndërprerja e energjisë elektrike është masa e parë që merret ndaj debitorëve dhe më pas vijnë masat e tjera. “Ligji parashikon si masë të parë ndërprerjen e energjisë elektrike. Pika C, kur është bërë ndërprerja e energjisë”, sqaroi Manja.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar