Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA

Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA

Myrto Uzuni

SHBA - Myrto Uzuni dhe FC Austin kanë gjetur akordin total dhe sulmuesi i Kombëtares do jetë pjesë e ekipit nga Teksasi në sezonet e ardhshme. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se prezantimi zyrtar i 29-vjeçarit do bëhet në fundjavë, pas disa burokracive me shkresat në MLS.

Kujtojmë se Uzuni u rebelua ndaj Granadas në Spanjë për arsyen se ekipi nuk po pranonte ofertën e FC Austin, kjo duke i shkuar për shtat sulmuesit që do përfitojë një kontratë afatgjatë me pagë 1.5 mln dollarë në sezon.

Veç saj, FC Austin është dakordësuar që të paguajë 12 mln euro te Granada për kartonin e Uzunit, shumë e cila do derdhet në arkat e spanjollëve me disa këste.

Kësisoj, Uzuni është ndër blerjet më të shtrenjta të FC Austin dhe drejtuesit e kanë të qartë se ai do jetë lideri i ekipit. Veç tij, klubi amerikan ka bërë edhe disa afrime të tjera për të qenë gati për sezonin e ri, ku kërkojnë të jenë protagonistë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro