Shtyhet sërisht procesi
gjyqsor ndaj Ratko Mlladiç

Shtyhet sërisht procesi <br />gjyqsor ndaj Ratko Mlladiç
Avokatët mbrojtës së Ratko Malldiç kanë kërkuar sërisht shtyrje të seancës gjyqsore, pasi kishin kërkuar edhe më parë një vonesë gjashtëmujore përpara se gjyqi të fillonte me 16 maj të këtij viti.

Avokati i Mlladiç, Branko Lukiç, ka argumentuar se gjyqi i tij ndryshon nga gjyqet e tjera në Hagë, ku provat i janë dorëzuar ekipeve mbrojtëse të paktën tre muaj para prezantimit të provave. Ai nënvizon se mbrojtja ende nuk i ka marrë të gjitha provat dhe sipas tij prokuroria ka dorëzuar raporte të pasakta për zbulimin e tyre.
“Trupi gjykues caktoi datën për prezantimin e provave, bazuar në faktin se mbrojtja i kishte marrë të gjitha provat që prokuroria do të përdorte gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve. Sidoqoftë nuk i kishte marrë provat e nevojshme për ekzaminime të tjera të dëshmitarëve”- tha Lukiç.

Fillimisht prezantimi i provave u caktua të fillonte më datë 29 maj, por është shtyrë në datë 25 qershor duke qënë se pala mbrojtëse nuk i ka siguruar të gjitha provat, shkruhet në faqen e projektit Drejtësia Tradicionale në Ballkan.

Ndërkohë prokurorët e Gjykatës së Hagës kanë fajësuar gabimet teknike dhe vonesën e dorëzimit të provave, ndërsa theksuan se nga këto probleme teknike ishin diktuar vetëm tre përqind e provave.
Ratko Mlladiç akuzohet për akte gjenocidi në Srebrenicë në vitin 1995 dhe komuna të tjera në Bosnjë në vitin 1992 si dhe për persekutim të Boshnjakëve dhe kroatëve në territoret e kontrolluara nga ushtria serbe e Bosnjës, bombardim dhe snajperë në Sarajevë si dhe marrjen peng të ushtarëve ndërkombëtarë.

Prokuroria e Hagës -Të enjten, më 31 maj, Prokuroria e Hagës i dorëzoi Trupit Gjykues një mocion të shkruar, që përmban listën e rishqyrtuar të 14 dëshmitarëve të cilët do të ftoheshin gjatë muajit të parë të prezantimit të provave.

Prokuroria tha se kanë rishqyrtuar listën dhe knaë zgjedhur dëshmitarët për të cilët mbrojtja ka marrë materialin e nevojshëm.

Në mocionin e prokurorisë së Hagës deklarohet se - “Këta 14 dëshmitarë do të flasin për dy masakrat e kryera në vitin 1992, fillimin e bombardimeve në Sarajevë në maj të vitit 1992, incidentin me snajper dhe një nga vrasjet masive në Srebrenicë. Gjatë kësaj pjese të gjyqit do të prezantojmë provat në lidhje me strukturën organizative të VRS-së dhe mënyrën se si Mladici tregoi autoritetin e tij si komandant,”


Nga 14 dëshmitarët, pesë do të jenë dëshmitarë të mbrojtur. Ndërkohë njëri prej tyre është ish - ushtar serb i Bosnjës i cili do të dëshmojë për urdhrat që i janë dhënë në përiudhën e rrethimit të Sarajevës.

Dy nga dëshmitarët, Rajif Begiç dhe Elvedin Pasiç, do të dëshmojnë për vrasjet masive të kryera ndaj boshnjakëve në Kljuç dhe Sanski Most.

Ndërsa Joseph Kingori dhe Eelco Koster, të dy ish-paqeruajtës holandezë të OKB-së të cilët ishin vendosur në Srebrenicë dhe Momir Nikolic, një ish - oficer i ushtrisë serbe të Bosnjës, dënuar në vitin 2006 me 20 vjet në burg për pjesëmarrje në vrasjet e kryera në Srebenicë, do të dëshmojnë për krimet e kryera nga ushtria serbe e Bosnjës në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Ish-paqeruajtësit e OKB-së, David Harland dhe John Jordan, si dhe Aernout Van Lynden, ish-reporter të kanalit televiziv i Sky News, të cilët raportuan nga Srebrenica midis viteve 1992 dhe 1994 do të dëshmojnë për krimet e kryera në kryeqytetin boshnjak.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit