Shtyhet seanca e gjyqit për Shullazin, pritet shkresa e KLGJ për të qartësuar pozicionet e gjyqtarëve

Shtyhet seanca e gjyqit për Shullazin, pritet shkresa e KLGJ për të qartësuar pozicionet e gjyqtarëve

Është shtyrë sërish gjyqi për Emiljano Shullazin. Kjo është hera e tretë që Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shtyn seancën për Shullazin. Arsyeja për këtë shtyrje është mungesa e njërit prej gjyqtarëve si dhe pritja e shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për të sqaruar pozicionet e gjyqtarëve.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.

KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje. Kështu pavarësisht se ndryshoi emri i gjykatës nga Krimet e Rënda në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon që të jetë e njëjta situatë.

Ndërkohë dy ditë më parë në Durrës babai i një dëshmitari të mbrojtur në çështjen Shullazi, u dhunua dhe grabit nga dy persona ende të paidentifikuar për policinë. I dhunuari, Naim Musai, është babai i Besnik Musait, tashmë nën mbrojtje nga policia dhe prokuroria, që dëshmoi në favor të akuzave të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit, për sa i përket konflikteve që Shullazi ka pasur me biznesmenin Ylvi Beqja. Ndërkohë nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka të bëjë me Shullazin.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik