Shtyhet vendimi për të pandehurit e kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava. Pala mbrojtëse e të pandehurve ka kërkuar shtyrje të seancës gjyqësore, kur pritej vetëm vendimi i trupit gjykues për tre të pandehurit e dyshuar si autorë të grabitjes dhe më pas vrasjes së dy kunatave, ngjarje kjo e shënuar më 2 shtator 2014. Në seancën pararendëse, prokurori i çështjes kërkoi dënimin maksimal për tre të pandehurit Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kacmoli, që është edhe nipi i viktimave. Prokurori i çështjes, në konkluzionet përfundimtare, tha se te akuzuarit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
/Shqiptarja.com












