TIRANË - Progres Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë do të publikohet javën e ardshme. Ky fakt mësohet nga Shqiptarja.com përmes burimeve nga Brukseli, të cilat saktësojnë se ky raport do të bëhet publik më 10 nëntor, të martën e ardhshme.

Shkak i shtyrjes janë bere edhe zgjedhjet në Turqi dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për vendet e tjera jo vetëm për Shqipërinë.

Komisioni Evropian ka zgjedhur te mos e publikoje raportin para zgjedhjeve qe u mbajten te dielen ne Turqi, kjo per te mos ndikuar tek votuesit.

Kjo është hera e tretë që Raport progesi për Shqipërinë shtyhet, i pari ishte planifikuar në fillim të tetorit, i dyti më 24 tetor.
 
Të njëjtat burime sqaruan për Shqiptarja.com se në raport progresin për Shqipërinë pritet të paraqitet situata problematike në drejtësi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)