Shtyhet sërish udhëtimi Brindisi-Vlorë, trageti 'St.Damian' nuk niset pa u përmirësuar moti

Shtyhet sërish udhëtimi Brindisi-Vlorë, trageti 'St.Damian' nuk niset pa u përmirësuar moti

Trageti St. Damian ka shtyrë sërish udhëtimin. Kjo histori e përsëritur nuk po gjen zgjidhje, ndërsa kompania shpjegon se shkak për këtë shtyrje udhëtimi që do të lërë në pritje dhjetëra udhëtarë, janë bërë kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit.

Kështu trageti në fjalë do të niset ditën e sotme nga Vlora në drejtim të Bdrindisit por në vend që të kthehej ashtu siç ishte parashikuar, kthimi do të bëhet pas 3 ditësh.

Në njoftim thuhet se trageti do të niset mbas përmirësimit të motit në datën 13.11.2019 rreth orës 23:00 dhe do të mbërrijë në portin e Vlorës në datën 14.11.2019 në orën 07:00 sipas grafikut që ka me portin detar Sh.a Vlorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!