SIRI - Pretendimet e rrjetit televiziv amerikan NBC se mësymja në Siri nis të enjten e zgjat tri ditë, por edhe retorikat e përshkallëzuara të këtyre ditëve e kanë mbërthyer vëmendjen tek zhvillimet në Siri. Presidenti Barak Obama e ka frenuar vrullin e luftëdashësve me deklaratën e bërë gjatë një interviste për PBS, kur tha se ende nuk ka marrë vendim mbi reagimin amerikan ndaj përdorimit të armëve kimike në këtë vend. Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë pohoi se Shtetet e Bashkuara kanë arritur në perfundimin se qeveria siriane ndërmori një sulm me armë kimike në periferi të Damaskut.
"Kemi dalë në përfundimin se qeveria siriane ka kryer sulmet dhe me këtë veprim bëhen të domosdoshme pasoja ndërkombëtare. Ne po konsultohemi me aleatët. Nuk kemi ndërmend të fillojmë një konflikt të hapur në Siri, por duhet të garantojmë se kur një vend shkel normat ndërkombëtare, për shembull me armë kimike, që përbëjnë kërcënim për ne, ai duhet të mbajë përgjegjësi", tha dje Obama.
Presidenti amerikan mendon se një goditje ushtarake, qoftë edhe e kufizuar, nuk do të zgjidhte problemet në Siri, por të paktën do t'i dërgonte Damaskut zyrtar një mesazh të forte.
OKB
Komentet e tij pasojnë një ditë përplasjesh të forta prapa kuintave në OKB. Britania këmbënguli që anëtarët e përhershëm të Keshillit të Sigurimit të adoptonin rezolutën e cila autorizon masa për mbrojtjen e civilëve. Rusia, aleate e Sirisë, refuzoi të miratonte dokumentin dhe takimi u mbyll pa çuar në një zgjidhje për ngërçin diplomatik që karakterizon prej kohësh qendrimin e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit të trazuar. Departamenti amerikan i Shtetit e kritikoi ashpër "kokëfortësinë ruse" dhe tha se nuk do ta lejojë paralizën diplomatike të shërbejë si mburojë për udhëheqjen siriane.
Sipas shefit të OKB-së, Ban Ki Moon, inspektorëve në terren u nevojiten edhe katër ditë të tjera për të përfunduar hetimin dhe këmbënguli që ekspertëve t'u jepet kohë për të bërë punën e tyre. Në mesin e sirianëve, frika e fillimit të luftës është shtuar ndjeshëm. Zyrtarët thonë se brenda 24 orëve të fundit, të paktën 6.000 prej tyre kanë kaluar në Liban nëpërmjet pikës kufitare të Masnaas, në një kohë kur fluksi ditor ka qenë zakonisht 500 deri në 1.000 refugjatë.
/Shqiptarja.com