Shtyhet tenderi për mirëmbajtjen
e rrugës së Kombit

Shtyhet tenderi për mirëmbajtjen <br />e rrugës së Kombit
TIRANE- Do të jetë 27 shkurti dhe jo 15 shkurti, data e fundit e dorëzimit të dokumenteve nga subjektet e interesuara për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare për marrjen me koncension të rrugës nga Miloti deri në Morin të Kukësit, në kufi me Kosovën. Ftesa për oferta ishte hapur nga data 19 dhjetor 2011 dhe do të mbetej e hapur deri në afatin e fundit të pranimit të dokumentave parakualifikuese, i cili ishte 15 shkurt 2012, ora 15.00.
OPTIMIZMI
Pak ditë pas njoftimit për fillimin e fazës parakualifikuese të garës, ministria njoftoi zyrtarisht për një interesim të madh nga të huajt. Disa kompani ndërkombëtare kanë paraqitur interes për marrjen me koncension me afat të gjatë për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës Milot-Morinë, e cila lidh Durrësin dhe Tiranën me Republikën e Kosovës, sipas zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transportit Ernest Noka. Noka deklaroi tha më 28 dhjetor të vitit të kaluar se në kërkesë parashikohet që konçesionari, subjekt i një sërë standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë.
Rruga Durrës-Kukës u ndërtua me shpenzimet e buxhetit të shtetit, por një pjesë e segmenteve nuk po mbarohen dot. Bashkë me mirëmbajtjen, kompanive po u kërkohet edhe përfundimi i tyre.
PROJEKTI
Konçensionari, sipas dokumentit të ministrisë, duhet të jetë i gatshëm të kryejë detyrat e mëposhtme: të sigurojë mbarëvajtjen dhe të mirëmbajë gjithë autostradën, duke përfshirë këtu tunelin e Thirrës. Po kështu, duhet të ndërtojë dhe të vejë në funksionim një sistem pagese, për të mbledhur të ardhura nga automjetet.
Nga ana tjetër, kompania duhet të ndërtojë të gjithë sistemin e "gardhit" metalik gjatë gjithë autostradës, sistemin e ndriçimit në të gjitha mbikalimet, përmirësimin e tri lidhjeve në segmentin e rrugës nga Kukësi në kufi, ndërtimin nga e para të mbikalimit në Kalimash, dublimin e gjithë segmentit të rrugës nga Miloti deri në Rrëshen dhe ndërtimin e një ure apo një tuneli në Kukës, sipas zgjidhjes që do t'i japë ministria.
Ka shumë mundësi që kërkesa për të bërë investime të reja ka frenuar kompanitë e huaja, ndërkohë që edhe kërkesa për të vendosur "trarët" e pagesës së tarifës për kalimin në autostradë, që në Shqipëri bëhet për herë të parë, mund të ketë ngjallur ngurrime. Deri tani, asnjëherë nuk ishte thënë se firma konçensionare do të merrte përsipër edhe punime të pakryera ndërtimore, të tilla si vendosja e gardheve metalike në të gjithë gjatësinë e rrugës, si dhe përfundimin e urave të padubluara në segmentin nga Kukësi në kufi me Kosovën dhe ndërtimin e 26 kilometrave rrugë e re e dubluar nga Miloti në Rrëshen. Pra, nuk është thjesht kontratë mirëmbajtjeje, por edhe ndërtimore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm