Shtyhet vendimi për Rakip Sulin
deputeti: Hetim pasurisë së Bashës

Shtyhet vendimi për Rakip Sulin<br />deputeti: Hetim pasurisë së Bashës
Kuvendi ka shtyrë për javën e ardhshme votimin për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli. Vetë deputeti ka kërkuar nga kolegët e tij për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, pas akuzave të ngritura nga opozita. 

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Suli ka sfiduar demokratët, duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për pasurinë e tij dhe të kryetarit të PD, Lulzim Basha. Ai hodhi poshtë akuzat për përfitim të fondeve publike gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të deputetit. 

Do t’i kërkoja z.Berisha nëse ka mundësi për ta thirrur z.Basha tek zyra dhe të ngremë një komision hetimor për të hetuar Rakip Sulin dhe Lulzim Basha për të gjitha pasuritë që kanë vënë deri në këtë moment, sepse është një kryetar i cili pat frikë dhe u fsheh si struci dhe nuk vajti asnjë ditë në dyert e gjykatës për 230 milionë dollarë (akuzat e mëhershme të opozitës së asaj kohe ishin në euro) që janë gjaku dhe djersa e shqiptarëve. Rakip Suli ka 20 vjet që drejton kompaninë Aurora Grup. Nuk ka marrë asnjë euro tender publik por fal punës. Është bazuar vetëm tek importet. Objektet që ju pretendoni se kemi marrë me qira në kohën kur ka qenë ministër Lulzim Basha ka qenë 35% më shtrenjtë. Atëherë ku është ndikimi politik? Ku janë abuzimet e mia si deputet? Nëse pranon z. Basha jam dakord të hetohemi nën sytë e medieve. Jam i pastër kristal përpara Zotit dhe para ligjit. Keni frikë nga ligji. Falënderoj deputetët e mazhorancës që pranuan kërkesën time për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
 
Çështja e interpretimit të kërkesës për dërgimin e mandatit në Kushtetuese shkaktoi debate midis deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës.

Kreu i Kuvendit, Meta tha se kërkesa mund të votohej në seancën tjetër në mënyrë që opozita të riformulojë kërkesën e saj, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, kërkoi votimin që këtë seancë, me argumentin sipas tij, se deputeti ka kërkuar vetë të përballet me Kushtetuesen.  

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'