'Shtyni takimet, nuk jeni në humor për të qenë pranë të tjerëve...' horoskopi për ditën e sotme

'Shtyni takimet, nuk jeni në humor për të qenë pranë të tjerëve...' horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Do të ishte mirë të mos riktheni situata që tashmë kanë sjellë probleme në të shkuarën. Kjo periudhë ka ndikim edhe në frontin e punës.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Duket se janë ditë thuajse inkandeshente. Ata që kanë një lidhje me një person jo të lirë duhet të shmangin futjen në telashe. Nervozizëm ndjehet në punë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Përsëri Hëna është në dizavantazh gjatë mëngjesit të së shtunës, kini parasysh, për pjesën tjetër të ditës gjithçka duket se do të shkojë mirë, por disa polemika të vogla mund të kthehen në dashuri.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Përpiquni të mos bëni zgjedhje impulsive dhe emocionale këtë të shtunë, kthimi në bisedat e vjetra do të ishte një gabim. Një ndryshim kursi mund të jetë një zgjedhje e mirë në punë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Çiftet që janë në krizë nëse nuk duan të flakin një histori të rëndësishme duhet të jenë të kujdesshëm. Probleme ka edhe në punë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Hëna nuk është e favorshme, por do të jetë së shpejti, shtyni disa takime dhe mos e merrni gjithçka majë më majë. Ju mund të keni sukses me një arritje të mirë në punë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Mëngjes interesant, por pasditja sjell disa dyshime të vogla që ju trazojnë. Këtë të shtunë mund të mos ndiheni më mirë edhe në punë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Muaji përfundon me Venusin në hapësirën tuaj horoskopi. Është një kohë kur një dashuri e re mund të të përfshijë, por para se të thuash "do të të dua përgjithmonë", mendohu mirë për këtë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Mos ndiqni dhe mos u merrni me njerëzit e pamundur. Yjet shpërblejnë veprimin që vlen. Keni një nxitje të madhe të vitalitetit në punë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Mos i nënvlerësoni takimet e reja, kjo ditë e shtunë do të shkojë më mirë se sa pritej. Do të ishte një ide e mirë të hiqni mënjanë disa para.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Nuk ishte e lehtë të kapërceje një histori që përfundoi keq, por tani është koha për emocione të reja. Në spektrin profesional, ideja juaj është fituese në punë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të gjithë ata që kanë përjetuar kriza muajt e fundit do të mund të rikuperohen në familje. Duhet ta mbani mendjen të zënë edhe në sajë të punës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn