TIRANE - “Shtypi dhe Ju” do të jetë emisioni më i ri në ekranin e A1 Report, duke filluar nga dita e nesërme, nga e hëna në të shtuna nga ora 07:00-7:45, nën moderimin e gazetarit Artur Nura.
Emisioni do të ketë në fokus leximin dhe pasqyrimin e shtypit të përditshëm , por po ashtu një hapësirë të rëndësishme do t’i jepet edhe zërit të publikut përmes telefonatave.
Në themel të emisionit qëndron ballafaqimi i tematikave të trajtuara në gazetat e përditshme, të cilat do të vihen përballë opinionit të qytetarëve.
Sondazhet gjithashtu do të jenë prezentë në emision ku si tematikë kryesore e tyre do të jetë ngjarja më e rëndësishmë e 24 orëve të fundit, për të cilët qytetari do të japë opinionin e tij, si dhe do të zgjedhë alternativën më të mirë.
Ftohen të gjithë qytetarët, të bëhen pjesë e emisionit dhe të shprehin mendimin e tyre mbi situatën në vend, që zëri i tyre të dëgjohet gjithnjë e më shumë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

A1 Report, çdo ditë nga ora 7:00">