ATHINE - Kryeministri grek Lucas Papademos mund të jetë në krye të një force të re politike, pas zgjedhjeve të 6 majit, thotë agjencia italiane Ansa duke cituar të përjavshmen greke Real News.
Sipas revistës athinase, duke parë krizën ku ndodhet Greqia, pas zgjedhjeve të 6 majit do të nisin përgatitjet për krijimin e një force të re politike, me prirje të forta europiane dhe reformatore. Kjo forcë e re politike që mendohet të krijohet, thotë Real News, do të përbëhet nga personalitete të reja dhe shumë pak emra të sistemit të vjetër. Sipas revistës, nismëtarët e kësaj forcë të re thonë se partia nuk mund të ketë kryetar tjetër përveç kryeministrit aktual Papademos.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com