Shtypi turk: Gylenist, vrasësi i
Karlov. Gyle: Sulm terrorist!

Shtypi turk: Gylenist, vrasësi i<br />Karlov. Gyle: Sulm terrorist!
ANKARA-Media turke po i mëshon gjithnjë e më shumë një lidhjeje të vrasësit me organizatën gyleniste FETÖ, të shpallur si terroriste në Turqi, e të akuzuar për kryerjen e puçit ushtarak në korrik të këtij viti.

Në të përditshmen turke ‘Sabah’ lexohet mes të tjerash: “Plani i pistë i FETÖ-s!” Ndërsa në variantin në anglisht të së njëjtës gazetë, ‘Daily Sabah’, publikohet një dokument mbi vrasësin që përforcon dyshimin se kemi të bëjmë me një gylenist.

Me Mevlyt Mert Altëntashin (Mevlüt Mert Altıntaş) të identifikuar si atentatori që vrau ambasadorin rus në orët e mbrëmjes të së martës, ndërsa dalin dëshmi të reja, të gjithë sytë janë kthyer nga kulti terrorist gylenist (FETÖ),” shkruan Daily Sabah.

Materiali i publikuar është një dokument i lëshuar nga prefektura e Dijarbakërit, që tregon se vrasësi i ambasadorit ka marrë dy ditë leje vjetore mes 16 dhe 18 korrikut të këtij viti, vetëm një ditë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti.

Një grusht shteti i planifikuar për t’u kryer më 16 korrik, sipas hetimeve, por që u përshpejtua dhe u ndërmor një ditë më parë.

Adresa e shtëpisë së vrasësit në dokumentin në fjalë i përket një veprimtari gylenist të rangjeve të larta, Abdullah Bozkurtit, i cili jeton aktualisht në SHBA e që më herët ka qenë korrespondenti për Ankaranë i së përditshmes 'Today’s Zaman'.

Personi që e ka nënshkruar po ashtu lejen për vrasësin e ambasadorit rus gjendet tani në burg për lidhje me organizatën gyleniste.
Kahraman Sezer u përjashtua pas 15 korrikut nga policia. Më vonë ai u arrestua si “një anëtar i organizatës terroriste”. Lejet vjetore u pezulluan plotësisht pas 15 korrikut, por duket se urdhri i pezullimit të tyre nuk ka pasur vlerë për nënshkruesin e lejes për vrasësin.

‘Daily Sabah’ nënvizon dhe faktin se Mevlyt Mert Altëntash ka ndjekur shkollat Körfez, institucione shkollore përgatitore gyleniste, e se nëpërmjet shtënies në dorë të përgjigjeve të provimit të hyrjes në universitet ka mundur të ndjekë më pas kolegjin e policisë.

Fetullah Gyle: Sulm terrorist, kaq i ndyrë!
Ndërkohë nga SHBA, Fethullah Gylen ka folur dje në mbrëmje pas ngjarjes se kobshme të vrasjes së ambasadorit rus në Turqi dhe përpjekjes së disa medieve dhe të disa zyrtareve turq për ta lidhur kete akt terrorist me lëvizjen e frymëzuar prej tij. Gylen e cilësoi vrasjen e Karlov, sulm terrorist të turpshëm. Sipas Gylen, arrestimi i shumë oficerëve të policisë ka sjellë ndjeshëm dobësimin e sigurisë në vend.

E dënoj ashpër këtë sulm terrorist kaq të ndyrë drejtuar ambasadorit rus në Turqi, z. Andrej Karlov, i cili po mbante fjalën e tij në një prej galerive të artit në Ankara.
Asnjë sulm terrorist nuk mund të justifikohet, cilidoqoftë ai që e ka kryer këtë vepër dhe ciladoqoftë arsyeja e tij. Ajo çfarë presin qytetarët tanë dhe mbarë opinioni publik ndërkombëtar është zbardhja sa më shpejt e prapaskenës së këtij akti, duke u zbuluar organizatorët dhe kush e ka ndihmuar atë që e kreu atë dhe duke u marrë çdo masë e nevojshme që të mos ndodhë më diçka e këtillë.
Për shumë specialistë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, largimi nga detyra i shumicës së specialistëve të antiterrorit, arrestimi, largimi apo transferimi i tyre në detyra, duke u zëvendësuar nga policë që nuk i përkasin kësaj ekspertize si pasojë e gjuetisë së shtrigave të nisur që prej vitit 2014 në Turqi, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka dobësuar ndjeshëm sigurinë në vend.
Ky akt i turpshëm që është bërë ndaj një njeriu që gjendet aty për të përfaqësuar një komb të tërë, i cili përpiqet të gjejë legjitimim duke u lidhur pas humbjes së jetës së dhjetëramijëra njerëzve dhe detyrimit për të emigruar të miliona të tjerëve në një vend tjetër, nuk është gjë tjetër veçse t’i hedhësh edhe më shumë benzinë zjarrit të ndezur në Siri
”.

Në fund ai thekson: “Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të ngrohta familjes së z. Karlov dhe mbarë popullit rus. I lutem Zotit që t’ia thajë njëherë e mirë rrënjët terrorizmit dhe ta çojë vendin tonë dhe mbarë botën sa më shpejt drejt një vendi dhe ditëve kur do të frymohet veç paqja dhe qetësia.
Shpresoj që kjo fatkeqësi e radhës të kthehet në një rast reflektimi, si për qeveritë ruse dhe turke, por edhe për mbarë botën, që të bëjnë ç’të jetë e mundur për t’i përshpejtuar hapat drejt zgjidhjes një orë e më parë dhe në mënyrë sa më paqësore të krizës në Siri
”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023