Shtyrja e sanksioneve ruse ndaj
SHBA, Trump: Putin njeri i zgjua

Shtyrja e sanksioneve ruse ndaj<br />SHBA, Trump: Putin njeri i zgjua
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar për vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të mos larguar diplomatët amerikanë nga Rusia.

“Një vendim i zgjuar, gjithmonë e kam ditur se Putin është shumë i zgjuar”, ka shkruar në Twitter Trump.

Presidenti në largim i SHBA-së, Barack Obama, ka nënshkruar të enjten një dekret për largimin e 35 diplomatëve rus nga SHBA-ja, si dhe mbylljen e dy komplekseve diplomatike që ishin në përdorim të diplomatëve rus.

Ndërkohë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se ai nuk do të reagonte  ndaj sanksioneve të SHBA-së, duke mos aprovuar një rekomandim të qeverisë ruse për të larguar diplomatët e SHBA-ve nga Rusia.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot