Shtyrja e zgjedhjeve lokale-Opozita: Mashtrim i mazhorancës

Nënkryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Eduard Halimi
TIRANË, 3 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i konsideroi sot 'një mashtrim nga ana e mazxhorancës' zërat e përhapur në media se opozita ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
"Kryeministri ka urdhëruar deputetët e tij, por dhe disa media që të mashtrojnë opinionin, sikur opozita ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Ky mashtrim është një manovër për të mos iu përgjigjur kërkesës së bërë dje nga opozita dhe thirrjes së saj që të punojmë së bashku mbi një reformë territoriale, që duhet të jetë para së gjithash një reformë për qytetarët", u shpreh Halimi në një prononcim për gazetarët.
Sipas tij, reforma territoriale në bazën e saj ka parimin e një shërbimi më të mirë ndaj qytetarëve, përfaqësimin sa më të mirë të tyre në organet e pushtetit vendor, si dhe parimin e transparencës në mënyrën e shërbimit qytetar. Më pas do të studjohet harta elektorale", shtoi deputeti Halimi.
/a.s//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU