Partia Socialiste i ka konsideruar qesharake dhe reflektim i frikërave të brendshme kërcënimet e përsëritura të Partisë Demokratike, e cila ka paralajmëruar se ’97 do të duket lule nëse ajo do të humbasë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Deputeti socialist, Arben Çuko, mendon se kërcënimet e Partisë Demokratike për destabilizimin e vendit nuk duhen marrë seriozisht, ndërsa ka shtuar se opozitës dhe Sali Berishës tashmë u kanë rënë dhëmbët.
Sipas tij, kërcënimet reflektojnë frikën e opozitës shqiptare nga humbja në zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Ndërsa deputeti socialit Pjerin Ndreu është shprehur se nëse ka një forcë politike që ka kulturën e vjedhjes së votave, ajo është Partia Demokratike. Ndreu u shpreh i bindur se e majta do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Sipas deputetëve socialistë kërcënimet paralajmërojnë humbjen e PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com