Vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhet axhenda e Macron për nesër: Nga ceremonia, te takimi 'kokë më kokë' me Begajn

Vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhet axhenda e Macron për nesër: Nga ceremonia, te takimi 'kokë më kokë' me Begajn

Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron pritej të mbërrinte në vendin tonë mëngjesin e sotëm por ai do të jetë i pranishëm në takimin e Procesit të Berlinit vetëm gjatë pasdites së këtij samiti. Ndërkaq ditën e nesërme do të zhvillojë vizitën zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës do të takohet kokë më kokë me homologun, Bajram Begaj në presidencë.

Axhenda e vizitës së Macron në Presidencë

Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez.  Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
 
Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
 
-Interpretohet  himni kombëtar francez;
 
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
 
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;  
 
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
 
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
 
08:35 – 09:05 - Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Vizita e parë zyrtare, mbërrin në Tiranë Presidenti francez Emmanuel Macron

1697478937_httpscdnkioskapi.webp

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë rreth orës 19:30. Për ta pritur ka dalë zv.kryeministrja Belinda Balluku për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e Procesit të Berlinit që është drejt përfundimit të punimeve.

Ora 19:37
Macron e nis vizitën në Tiranë me nderimin e Ismail Kadaresë, pritet t'i japë dekoratën e lartë

1697478859_121.jpg

Presidenti francez Emmanuel Macron, do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, këtë mbrëmje me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës "Oficer i Madh i Legjionit të Nderit" për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, në një ceremoni që do të zhvillohet sonte në orën 20.00 në Pallatin e Brigadave.

 

B.K/G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave