Shuhen shpresat për Emiljano Sala/ Autoritetet ndërpresin kërkimet për gjetjen e avionit të tij

Shuhen shpresat për Emiljano Sala/ Autoritetet ndërpresin kërkimet për gjetjen e avionit të tij

Në foto Emiljano Sala

Policia e Guernsey, ishull në kanalin britani, ka ndërprerë kërkimet për aeroplanin e humbur me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas, Emiliano Sala. Kërkimet u ndërprenë pas një operacioni intensiv dy ditor, pasi sipas policisë shanset që Emiljano Sala të jetë ende gjallë janë shumë të pakta. Avioni i tij u zhduk të hënën nga radarët në zonën pranë ishujve të kanalit britanik.

Drejtuesi i portit të Guernsey, David Barker, tha në një deklaratë: "Megjithë përpjekjet dhe kërkimin intensiv të organizuar nga Britania e Madhe dhe Franca, dhe shqyrtimit të të dhënave në telefonat celularë dhe imazheve satelitore, ne nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë ndonjë gjurmë të avionit, pilotit apo pasagjerit që udhëtonte në të”. 

Sulmuesi 28-vjeçar Sala dhe piloti David Ibbotson udhëtonin nga Franca në drejtim të Uellsit të hënën, kur avioni u zhduk nga radarët. Përpara se avioni i Salas të zhdukej, ky i fundit u nisi familjarëve të tij një mesazh audio në WhatsApp. Mediat argjentinase raportojnë se 28-vjeçari u tha familjarëve se ndihej i frikësuar. “Jam në një avion dhe duket sikur do shpërbëhet”, tha sulmuesi.

Sipas BBC, gjatë ditës së mërkurë 3 avionë dhe një helikopter ishin pjesë e operacionit të kërkimit të avionit Piper Malibu. Fatkeqësisht deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të mjetit, ndërsa kërkimet vijojnë. Sala ishte nisur drejt kryeqytetit të Uellsit, pasi firmosi një kontratë prej 15 milionë paund me ekipin e Cardiff, duke u larguar nga klubi francez i Nantes.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!